Në ditën ndërkombëtare të tokës jemi me Franc Korunin, në shtëpinë e tij apo karantinën e tij. Për të parë se si e kalon ai këtë vetmi të shëndetshme, siç e quan.
Pjesë nga intervista:
Çfarë do të na improvizosh?
“Po mund të improvizoj diçka…”
Si po e kalon karantinën?
“Nuk kam qenë vetëm, më ka shoqëruar muzika. Jam bërë një njohës i mirë i rrjeteve sociale këtë kohë.”
Si ka ecur krijimtaria?
“Ka qenë një periudhë që më ka bërë te reflektoj më shumë nga pikëpamja njerëzore. Fatmirësisht kemi nxjerrë mësime. Unë i jam rikthyer muzikës klasike. Kam pasur kohë pas kaq vitesh dhe këtë e kam shijuar pa fund. “
Dashur pa dashur na zbulove diçka ekskluzive?
“Po. Të shtunën do të ketë një mini-koncert. Ju ftoj të gjithë të na ndjekin , do të jetë pak a shumë këngët e mia por edhe ndonjë gjë e improvizuar në moment qe mund të vijë nga dëgjuesit. Në orën 8 të darkës. Na ndiqni!”
Top Channel