Rihapja e ekonomisë amerikane është e ndërlikuar nga disa pikëpyetje shqetësuese shkencore për koronavirusin, pikëpyetje këto që tejkalojnë logjistikën nëse ka teste të mjaftueshme në dispozicion.
Në një rast ideal, popullsia vaksinohet dhe i kthehet normalitetit. Por një vaksinë kundër koronavirusit nuk do të prodhohet në kohë, pavarësisht përpjekjeve të shumta.
“Të gjithë do të mbajmë maska për pak kohë”, tha Dr. Rochelle Walensku e cila trajton sëmundjet ngjitëse në Spitalin e Përgjithshëm në Masaçusets. Parashikimi i saj u bë gjatë një bisede me gazetën e Shoqatës amerikane të Mjekësisë. (Journal of the American Medical Association) Tre të panjohura të mëdha kryesojnë listën e shqetësimeve.
KUSH ËSHTË I INFEKTUAR?
“Që të jemi tërësisht trasnparentë, e panjohura e madhe është përhapja pa simptoma e virusit”, thotë Dr. Deborah Brix e cila kordinon përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër koronavirusit.
Dr. Anthony Fauci me Institutet Kombëtare të Shëndetit është shprehur se diku mes 25 përqind dhe gjysmës së njerëzve të infektuar mund të mos kenë simptoma.
Çfarë do të thotë se është e pamundur të dihet nëse dikush pranë jush është i infektuar.
Madje edhe tek njerëzit që shfaqin simptoma, nuk është e qartë se sa kohë pas infektimit të tyre ata mund të bëhen përhapës të virusit.Kjo është një arsye se përse zyrtarët amerikanë kohët e fundit po japin këshilla që njerëzit të mbajnë maska në publik edhe pse duhet të mbajnë distancën e këshilluar.
KUSH KA IMUNITET?
Mjekët supozojnë se, individët që kanë patur COVID-19 do të kenë një imunitet ndaj përsëritjes së infeksionit. Por ata nuk e dinë se në çfarë mase këta individë janë të mbrojtur, apo sa do të zgjasë ajo. Një tjetër pyetje e rëndësishme është, nëse të mbijetuarit e një infeksioni të rëndë kanë imunitet më të fuqishëm sesa ata që kanë patur simptoma të lehta, apo ata që nuk kanë patur simptoma fare.
Për të marrë disa përgjigje, shkencëtarët po ofrojnë testime gjaku për antitrupa dhe proteina që prodhon sistemi imunitar për të luftuar infeksionin. Testet në fjalë synojnë të zbulojnë se kush ka qënë i infektuar, si individëd me simptoma apo ata pa simptoma. Hulumtuesit pastaj do të kërkojnë të gjejnë përmes testeve nivelin e antitrupave që duket se përbëjnë pragun e duhur për mbrojtje. Problem tjetër është se shumë teste të tilla po shiten pa prova se funksionojnë ashtu si duhet.
KUSH RREZIKOHET?
Që nga fillimi janë dhënë paralajmërime se të moshuarit janë veçanërisht të rrezikuar nga COVID-19. Po ashtu janë edhe individët e çdo moshe që kanë probleme të caktuara shëndetësore, siç janë sëmundjet e mushkërive, problemet e zemrës apo diabeti. Por të qënit i ri në moshë dhe i shëndetshëm nuk përbën asnjë garaci. Shumë 20 apo 30 vjeçarë, e madje edhe fëmijë, infektohen dhe në disa raste vdesin.
“Disa njerëz shpëtojnë mirë dhe disa të tjerë humbasin luftën”,tha Dr. Fauci për agjencinë e lajmeve Associated Press. “Është diçka më tepër se sa mosha dhe sëmundjet e tjera që kanë individët.”
Ka shumë teori. Ndoshta ndryshimet gjenetike luajnë rol në mënyrën se si vepron trupi ndaj këtij infeksioni, kryesisht reagimi tepër aktiv i sistemit imunitar, që fajësohet për shumë vdekje.
Cilido qoftë problemi, nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se kush do të jetë viktima. Dr. Fauci ka thënë se konkluzionet që do të dalin nga studimet do të jenë shumë të rëndësishme për të vëndosur nëse trajtimi të përqendrohet tek të sëmurët në gjendje të rëndë apo përpjekjet të drejtohen tek gjetja sa më e shpejt e të sapoinfektuarve.“Nëse ky virus vepron si të tjerët, është e rëndësishme që të zbulohet dhe trajtohet sa më shpejt”,tha zoti Fauci./VOA
Top Channel