Një çift, të cilët lanë punën e tyre në 2017 dhe blenë një anije të vogël për të lundruar nëpër botë, kishin dëgjuar shumë pak për koronavirusin dhe mësuan ç’po ndodhte me botën, vetëm kur shumë porte nuk i lejonin të ankoronin.
Elena Manighetti nga Italia, dhe Ryan Osborne nga Mançester, u larguan nga Ishujt Kanarine në fund të shkurtit dhe kishin planifikuar për të shkuar në Shën Vincent, rreth 3,000 milje larg destinacionit të tyre të parë.
Çifti kishte porositur të afërmit që, teksa ishin duke udhëtuar të mos i telefononin, pasi nuk dëshironin që të merrnin ndonjë lajm të keq. Ndërkaq, kur po afroheshin në Ishujt Karaibe, atyre iu tha që nuk mund të lejoheni të futeni, pasi shumë ishuj kanë mbyllur kufijtë për t’u mbrojtur nga COVID-19. Në momentin që nisën udhëtimin nga ishujt Kanarine ata kishin dëgjuar në lidhje për koronavirusin në Kinë, por nuk kishin dëgjuar që koronavirusi kishte mbërthyer të gjithë botën.
“Në shkurt do të kishim dëgjuar se kishte një virus në Kinë, por pas 25 ditë udhëtimi besonim që virusi do të përfundonte. Ne i thamë të afërmve tonë që teksa jemi në udhëtim të mos na telefononin, edhe sikur lajmi që do të na përcillnin të ishte i keq”, u shpreh Elena.
Ndërsa Ryan tha: Ne së pari u përpoqëm të zbarkonim në një nga territoret franceze, në Karaibe, por kur mbërritëm, asnjë nuk na pranonte pasi kufijtë ishin mbyllur. I mirëkuptuam këto vende, sepse nuk duan që të rrezikojnë qytetarët e tyre”.
Çifti aktualisht ndodhet në Bequia në Shën Vincent, dhe shprehen se do të qëndrojnë aty deri sa kjo pandemi të marrë fund.
Top Channel