Katër oficerë policie kanë vdekur sot në një aksident horror në Melbourne të Australisë, kur 2 makinat e tyre të parkuara, u goditën nga kamion me trailer në zonën e Kew.
Një dëshmitar tha për mediat vendase se kamioni masiv përplasi dy makinat që ishin parkuar në korsinë e emergjencës, në një nga autostradat më të frekuentuara në vendit.
Kreu i policisë Graham Ashton konfirmoi se një oficere femër dhe tre meshkuj ishin vrarë kur kamioni frigoriferik përplasi dy makinat e policisë, si dhe një Porsche që zezë që ishte parkuar bashkë me to.
Drejtuesi i mjetit Porsche i mbijetoi aksidentit dhe ishte larguar në këmbë pas përplasjes.
“I sugjeroj atij të dorëzohet sa më shpejt në stacionin më të afërt të policisë”, tha Ashton.
Një tjetër dëshmitar tha: “Ishte një kasaphanë. Kishte civilë që vraponin rrotull duke kërkuar ndihmë”.
Shoferi i kamionit ishte nxjerrë nga kabina e tij nga njerëz të rastit dhe tashmë po ndihmon policinë me hetimet.
Dhjetra mjete emergjence ishin mbledhur në skenën e ngjarjes së rëndë dhe rrugët ishin bllokuar për qarkullimin.
Top Channel