Japonia pret 100 mijë tulipanë/ Ndalon admiruesit që të mblidhen dhe të përhapin Covid-19

22/04/2020 21:30

Autoritetet japoneze kanë prerë më shumë se 100,000 tulipanë për të ndaluar admiruesit që të mblidhen dhe të përhapin koronavirus. Është tipike në këtë periudhë që këto lule të mrekullueshme të mbushin fushat në lindje të Tokios, duke tërhequr si magnet turistët e etur për t`i parë në lulëzim të plotë.

Por ndërsa vendi po zbaton masat e distancimit social  për të luftuar epideminë, zyrtarët vendosën t`i zbrazin fushat e luleve që ato të mos jenë më tërheqëse. Ata gjithashtu anulluan festivalin vjetor të tulipanëve në kopshtet e Sakura Furusato Hiroba.

Zyrtarë të turizmit thotën se shumë vizitorë mbërritën në qytet gjatë fundjavës për të parë lulet që kanë celur me të gjithë bukurinë e tyre. “ Pati grumbullime masive njerëzish, kështu që nuk na mbeti zgjidhje tjetër përvecse t`i prisnim”, thanë ata. Rreshtat me tulipane të kuq e rozë janë zhdukur, e në vend të tyre, ka vetëm tokë të lënë bosh, ose në disa vende, janë është lënë vetëm kërcelli i gjelbërt i luleve.

Japonia deri tani ka arritur ta frenojë infeksionin valën epidemike me 11.500 raste infektimesh dhe 281 vdekje, edhe pse në fillim u bë vatër e sëmundjes kur anija Diamond Princess, e goditur rëndë nga virusi, ndaloi në Yokahama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA