Ultimatumet e presidentit Ilir Meta në adresë të maxhorancës së kryeministrit Edi Rama janë zëvendësuar me thirrjet e të parit të shtetit për bashkëpunim, konsensus dhe transparencë.

Hedhjen e firmës në dekretin për të pranuar ndryshimet në kodin penal presidenti Ilir Meta preferoi ta bënte publik përmes një konference shtypi dhe jo thjesht një njoftimi në faqen online të presidencës.

Presidenti u tregua i kujdesshëm në dhënien e një vlerësimi se si kryeministri është duke e menaxhuar situatën me covid 19 megjithatë kërkoi më shumë testime dhe gjurmim duke theksuar se çdo nënvlerësim do të kishte një kosto të madhe.

Presidenti preferoi mos ta jepte një komentet për amnistinë fiskale. Pa përgjigje mbeti edhe pyetja e Top Channel se kur do të dekretonte zgjedhjet e pjesshme të parakohshme lokale për bashkitë e Durrësit, Shkodrës dhe Vorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA