Gjatë fjalës së tij, teksa dekretoi ndryshimet në Kodin Penal sa i takon situatës së pazakontë, shkaktuar nga pandemia Covid-19, presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet rreth akuzave të opozitës se qeveria ka blere teste me çmim shumë herë më të lartë se tregu.
“Lidhur me shqetësimet e opozitës, këto kufizime që imponohen për shkak të një pandemie duhet të shërbejmë për të rritur përgjegjshmërinë e menaxhimit të krizës dhe mënyra më e mirë është rritja e transparencës, aq më tepër kemi të bëjmë me një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve, unë mund të apeloj për të rritur transperencën në këtë drejtim”, tha Meta.
“Çfarë note i vendos Edi Ramës?”- u pyet Meta.
“Nuk ka ardhur akoma qershori, koha e provimeve”, replikoi presidenti.
“Burg për ata që përhapin me dashje koronavirusin”/ Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal
Top Channel