Bilanci/ Ulet numri i vdekjeve nga Covid-19 në Britani, zyrtari i lartë: Jemi në kulmin e shpërthimit

22/04/2020 16:48

‘Ne jemi në kulmin e shpërthimit të COVID-19’ kështu ka deklaruar Matt Hancock, Sekretari i shëndetësisë në Britaninë e Madhe i cili më pas ka falënderuar publikun për “angazhimin e tyre të palëkundur” ndaj rregullave të bllokimit.

Ndërkohë së fundmi në Britaninë e Madhe janë shënuar 763 viktima, por në krahasim me një ditë më parë numri është ulur pasi dje u shënuan 828 viktima.

Ndërkohë në spitalet e Britanisë së Madhe numri i vdekjeve që ka shkaktuar Covid-19 i ka kaluar 18 mijë.

Sekretari i shëndetësisë shtoi se masat e distancimit sociale nuk do të pushojnë ose ndryshojnë derisa të arrihen pesë testet e qeverisë për daljen nga bllokimi.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social njoftoi më vonë se, nga ora 17:00 e së martës, 18.100 njerëz kishin vdekur në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar me koronavirus – një rritje me 763 vdekjeve të raportuara në 24 orët e fundit.

665 persona të tjerë kanë vdekur në spitalet angleze pas testimit pozitiv me COVID-19, duke e çuar totalin në 16.227.

Në Skoci, 77 pacientë të tjerë në spital humbën jetën 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 1.062.

Dhe në Uells, 15 njerëz të tjerë vdiqën në spitalet me COVID-19, duke e çuar totalin në 624.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA