Amnistia e koronavirusit/ Babai vret vajzën 9-vjeçare disa ditë pas lirimit nga burgu

22/04/2020 19:00

Muslum Aslan, 33 vjeç është arrestuar sot në Turqi për dhunën e vrasjen tragjike të bijës së tij 9-vjeçare, disa ditë pas lirimit nga burgu prej amnistisë së koronavirusit.

Ai ishte burgosur vitin e kaluar për dhunë e goditje me thikë ndaj së shoqes, por u lirua javës që shkoi pasi Turqia aprovoi masat e reduktimit të dënimeve për një të tretën e të burgosurve, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit nëpër burgje.

Në të gjithë botën është aplikuar masa e amnistisë së koronavirusit për të burgsurit të rrezikshmërisë së ulët.

Pas lirimit Aslan shkoi në shtëpinë e gruas së tij Rukie në Gaziantep dhe u përpoq të largohej me tre fëmijët e tyre.

Raportimet vendase thonë se ai nisi të debatojë me Rukiye kur nisi të rrahë vajzën e tyre Ceylan Aslan gjatë konfliktit.
Gruaja thërriti policinë dhe babai i tre fëmijëve u largua, por u arrestua më vonë në një park.
Ceylan u dërgua në spital por më vonë vdiq megjithë përpjekjet e doktorëve.

Nëna e vajzës, e cila kishte kërkuar divorcin nga i shoqi, tha: “Ai dhunonte fëmijët e mi gjithë kohës.

E ka varur vajzën e madhe nga krahët në mur dhe e ka rrahur me zorrë. E la atë të gjakosur në tokë dhe u largua. Vazja ime vdiq, dua të dënohet për këtë që ka bërë”.

Ngjarja ka shkaktuar zemërim të gjerë në Turqi, ku rastet e dhunës në familje kanë qenë të shumta. Grupimi i aktivistëve Stop Femicide, tha në një deklaratë: “Kërkohet veprim i menjëhershëm për të mbrojtur gratë e fëmijët nga vala e dhumës, që është lëshuar me ligjin e amnistisë”.
Ata shtonin se të paktën 29 gra janë vrarë në Turqi që prej 11 marsit, kur vendi raportoi rastin e parë me koroanvirus.

FOTO GALERI
1/3
Ceylan u dërgua në spital por më vonë vdiq tragjikisht megjithë përpjekjet e doktorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA