Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu e pyeti presidentin Ilir Meta në konferencën për shtyp për dy çështje të cilat nuk morën përgjigje.
E para se nëse Meta e mbështet nismën e amnistisë fiskale të prezantuar më herët nga kryeministri Edi Rama, për të cilin presidenti u shpreh: “Nuk mendoj që është ky momenti për të dhënë vlerësim. Në një kohë të dytë do të më duhet të mbaj një qëndrim për këtë, por tani shqetësimi është pandemia dhe nga suksesi i saj varet edhe hapja e mëtejshme dhe për ekonominë.
Prandaj të rrisim testimet dhe të rrisim efikasitetin e gjurmueshmërisë , të rrisim aftësitë izoluese që kështu të jemi më të qetë për hapat qëdo marrim për ç’bllokimin e kësaj situate”,
Ndërsa se nëse do ketë zgjedhje të pjesshme për bashkitë pa kryetar presidenti nuk dha një përgjigje dhe mbylli konferencën.
Top Channel