Ditën e sotme në Top Talk në Top Channel është folur për sezonin turistik dhe sa i prekur është ai nga koronavirus.

Në studio kanë qenë të ftuar dy administrator hotelesh në zonën e Golemit, Fatos Cerenishti i FAFA Premium Hotel dhe Muhamed Kurmeni nga Harmoni Hotel.

Dyrnjaja: Është e qartë që këtë vit sezoni turistik ka pësuar një traumë të fortë në të gjithë botën dhe jo vetëm në Shqipëri. Hotelet tuaj janë më të preferuarit për të gjithë turistët, si qëndron situata me rezervimet?

Muhamed Kurmeni: Ka kohë që flitet për turizmin dhe siç e dini në të gjithë globin industria ka pësuar një rënie drastike, e pa pritshme për të gjithë. Duke pasur parasysh që industria e turizmit punëson një numër të madh njerëzit  kjo ka bërë që të jetë një ndër më të goditurat.

Ne patëm edhe tërmetin që e uli rritjen e shitjeve për vitin 2020 ndërsa Koronavirusi e paralizoi të gjithë industrinë.

Rezervimet janë anuluar të gjitha. Nuk e di se sa do të shkojë kjo situatë.

Dyrnjaja: Aktualisht hotelet tuaja janë në funksion pasi janë përdorur për të strehuar familjet që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, çfarë po ndodh në kushtet e karantinës?

Fatos Cerenishti: Aktualisht hotelet në të gjithë Shqipërinë janë në pritje të turistëve, i kanë marrë të gjitha masat. Nëse do të kemi turistë apo nuk do të kemi këtë verë është gjë tjetër, por strukturat janë gati.

Dyrnjaja: A do të hapen çadrat në kushtet që janë anuluar rezervimet?

Kurmeni: Besoj që hotelet do të hapen, por problemi është a do të kemi turistë vendas apo të huaj. Besoj se na duhet edhe pak ditë që ta presim se si do të shkojnë bashkëpunimet mes shteteve dhe çfarë vendimesh do të merren për hapjen e kufijve dhe ajo do të jetë rregullorja që do të bëhet strikte. Hoteleria është gati që të presë njerëz. U bëjmë thirrje vendasve meqenëse janë mbyllur edhe kufijtë që t’i kalojë pushimet në Shqipëri, besoj se Ballkani do të hapet.

Dyrnjaja: A janë marrë masat për distancimin?

Kurmeni: Koncepti jonë ekziston për masat, por po presim vendimin e qeverisë që të jemi të gjithë në një strukturë dhe me parametra normale. E dimë që stafet do të jenë me doreza dhe maska dhe shërbimi nuk do jetë si në kohët e shkuara.

Dyrnjaja: Pse shqiptarët mendojnë se duhet të pushojnë jashtë?

Cerenishti: Akoma shqiptarët nuk e njohin vendi, hotelet FAFA them se është një nga hotelet me standarde në Shqipëri sepse vlerësohet shumë nga turistët nordik, çekë dhe polakë. Shqiptarët nuk i njohin akoma sepse nuk kanë ardhur tek hotelet tona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA