Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se dhurimi i testeve për koronavirus nga ana e Serbisë “është një gjest që nuk duhet të politizohet”.

Kryeministri në detyrë tha se Kosova e ka dëshmuar që nuk bën dallime mes qytetarëve sipas komunës, partisë, moshës, gjinisë, fesë apo përkatësisë etnike. Ai shtoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik do të vendosin se si t’i përdorin të gjitha testet në dispozicion të Kosovës.

“Ne nuk po bëjmë diskriminim dhe jam i bindur që nëse Kosova do të refuzonte të pranonte këto teste, do të akuzohej për sjellje joracionale dhe politizim të një gjesti i cili nuk është i tillë. Pra, nuk duhet të pranohet si politik dhe nuk duhet t’i ndihmojmë ata që dhuruan 1 mijë teste për qëllime politike”, tha Kurti, duke shtuar se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim më të madh rajonal në luftën e përbashkët kundër pandemisë.

Opozita e vendit e kritikoi ashpër qeverinë për pranimin e kësaj ndihme nga Serbia, duke e akuzuar se në këtë mënyrë e lejoi Beogradin të kishte një promovim të mirë në botë. Më herët, shefja e Zyrës së BE-se në Prishtinë, Natalia Apostolova, si shefi i EULEX-it e koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, bënë thirrje që të lihet mënjanë politika në këto kohë të shpërthimit të koronavirusit në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA