Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka publikuar disa dokumente në facebook që sipas tij janë të një kontrateje të re lobingu të PD në SHBA me vlerë 60 mijë dollarë të nënshkruar më 20 mars të këtij viti.

Sipas Ballës, PD ka bërë kontratën me një kompani që ndër klientë regjistron edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë.

Ai drejton gishtin drejt Bashës duke e akuzuar se në një kohë kur Shqipëria lufton me COVID-19, kreu i opozitës paguan shuma kaq të mëdha për ta nxirë në median amerikane.

Statusi i Taulant Ballës

Shqipëria në luftë me Covid-19, Lulzim Basha harxhon 60 mijë dollarë për lobing

Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmes Aktit të Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj ka rregjistruar më 20 Mars 2020, një kontratë të re lobingu në SHBA të Partisë Demokratike me një kompani që ndër klientët e vet rregjistron edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë.

O zot, si ka mundësi, kur të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë në këtë Luftë me Covid-19, ku nevoja për solidaritet social e mbështetje për njerëzit në nevojë është aq e domosdoshme nga të gjithë, ky që merr guximin të japë edhe mend e plane, paguan shuma kaq të mëdha parash për të nxirë Shqipërinë në media amerikane, apo në zyrat e Kongresit amerikan.

Po si mund të dalësh për ditë në TV, e të drejtosh gishtin se nuk po ndihmohen familjet në nevojë, se nuk po financohen spitalet, nuk po paguhen infermiret, punonjësit e policisë, nuk po i jepet ndihmë financiare biznesit, kur vetë bën rrush e kumbulla paratë që partia jote merr nga buxheti i shtetit.

Do të ishte shumë me vlerë të ndihmoje disa qindra familje shqiptare me ndihma ushqimore me këto para, Lulzim.

Mos prisni as sqarim, e as ndjesë publike nga ky e nga këta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA