Ka shkuar në 150 numri i të prekurve nga Covid-19 në kampin e refugjatëve në Kranidhi në jug të Peloponezit.

Situata është alarmante dhe në zonë po shkojnë me urgjencë ekipet e ekspertëve. Një ditë më parë në kamp rezultoi pozitive një grua shtatzanë, ndërsa autoritetet po marrin me urgjencë tampona nga të gjithë emigrantët dhe stafi i kampit.

Në zonë ndodhet edhe një kamp tjetër, i cili është futur në karantinë. Me urdhër të zëvendësministrit të Mbrojtes Civile, Nikos Kardalias, të gjitha kampet e emigrantëve në vend, kanë kaluar në proces izolimi, ndërsa priten qarkoret sqaruese për t’i futur në karantinë të fortë. Më herët, qeveria njoftoi se do të largojë deri të dielën nga kampet e ishullit Mitilini 1500 emigrantë, të cilët do të shpërndahen nëpër kampe në brendësi të vendit.

700 të tjerë do të largohen nga ishujt Samos dhe Xios të shtunën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA