24/11 21:11
Barcelona njofton se do ti shes të drejtat e emrit të stadiumit Camp Nou për herë të parë në histori të klubit.
Kjo do të ndodhë pikërisht në sezonin 2020/21, dhe paratë e mbledhura i dedikohen ndihmave në luftimin e koronavirusit.
Camp Nou është stadiumi më i madh në Evropë me më shumë se 99 mijë ulëse. Që kur është hapur stadiumi në vitin 1957, asnjëherë s’ka pasur sponsor.Klubi kishte planifikuar ta shesë të drejtën e emërimit të stadiumit për herë të parë për sezonin 2023/24.
Top Channel