Në kuadër të masave të marra për parandalimin në përhapjen e mëtejshme të Covid-19, Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 7 personave, 6 prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim.

Siç dhe u raportua nga Top Channel ditën e djeshme, janë kapur dhe ndaluar 6 shtetasit, tre prej të cilëve akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, një tjetër për mashtrim, një për “Goditje për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim dhe një tjetër për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”.

Tiranë

Strukturat e Policisë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën edhe në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, 6 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dokument pune dhe dy leje drejtimi italiane, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

• E. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”;

•E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike, kryer në bashkëpunim”;

•A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;

•I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;

•F. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;

•F. D alias F.M., 39 vjeç, banues në Vorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA