Futbollistët dhe stafi teknik i skuadrës së Romës në Serie A kanë marrë vendimin që të ulin pagat e tyre në këtë kohë krize të shkaktuar nga coronavirusi, por kjo nëse kampionati italian do të rifillojë.
Nëse nuk do të bëhet i mundur kthimi i skuadrave të Serie A në fushën e lojës verdhekuqtë do të heqin dorë nga pagat e tyre deri në fund të qershorit, që do të thotë se nuk do të marrin pagat për mars-qershor që është edhe periudha që nuk kanë qenë në aktivitet.
Për më tepër futbollistët e Romës me në krye trajnerin Fonseca kanë vendosur që të mbulojnë edhe diferencën e pagës për punonjësit e Trigorias që janë në asistencë të përkohshme. Për më tepër kohë më parë klubiu verdhekuq dhuroi edhe paketa ndihme për të gjithë tifozët e saj të moshuar të mbyllur në banesat e tyre për shkak të coronavirusit
Në këtë mënyrë, Roma bëhet klubi i tretë në Serinë A ku arrihet akordi mes futbollistëve dhe stafit për uljen e pagave pas Juventusit e Parmës. Bardhezinjtë reduktuan pagat e tyre me 30% ndërsa lojtarët e Parmës për momentin kanë hequr dorë nga një pagë mujore.
Top Channel