“Nga 2026-a dua një fëmijë dhe një dasmë”, Lei Kraja mes lotësh në ‘Ftesë në 5’: Kisha probleme me shëndetin, isha shumë e ngarkuar
Një grua 90-vjeçare dhe burri i saj 83, mbijetuan pas rënies 25 metra me makinë në një rezervuar me ujë në San Francisco, Kaliforni.
Çifti i pensionistëve që nuk janë identifikuar publikisht shpëtuan pasi makina ra në ujin rreth 1 metër të thellë. Zëdhënsi i zyrës së sherifit të Amador tha se çifti pësoi “mrekullisht vetëm lëndime të lehta”.
Shpëtimi i tyre iu atribua faktit se uji ishte i cekët dhe i lejoi shërbimeve të shpëtimit të nxirrnin makinën.
Pasi u vunë në dijeni patrulla e oficerëve erdhi dhe i shpëtoi ata nga rezervuari Comanche rreth orës 22.22
Nuk ishte e qartë se çfarë shkaktoi daljen e tyre nga rruga dhe rënien në rrëpirë. Në timon ishte gruaja.
Policia nuk dha më tepër informacione për aksidentin

Top Channel