Ndërron jetë pacienti i prekur nga CoVid-19 dhe pa simptoma/ Ministria: Kishte tumor prej 13 vitesh, vdiq nga hemoragjia cerebrale

18/04/2020 17:25

Një person i cili ishte pozitiv nga CoVid-19 ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë sqaron se ai nuk ka ndërruar jetë nga Koronavirusi por nga hemoragjia cerebrale.

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka viktimë tjetër si pasojë e COVID19

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti 69-vjeçar nga Shkodra me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes hemoragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik).

69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.

Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës I COVID19, pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik), por ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale.

Ministria e Shëndetësisë I shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.

FOTO GALERI
1/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA