Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se tashmë leje daljet me automjete nuk do të merren më nëpërmjet emaileve por tek E Albania.
Mjafton që të ndiqni videon për hapat.
Statusi i Ramës:
EJE-DALJA ME AUTOMJET PËRMES E-ALBANIA I JEP FUND E-MAILEVE DHE PRITJEVE TË DERITASHME PËR PËRGJIGJE
U LUTEM ATYRE QË DUAN AUTORIZIM PËR TË SHKUAR NË PUNË JAVËN TJETËR TË NDJEKIN ME VËMENDJE VIDEO-UDHËZIMIN DHE TË TESTOJNË SISTEMIN E RI QË PËRMES E-ALBANIA I JEP FUND PRITJEVE PËR APROVIMIN E AUTORIZIMIT
LEXONI ME VËMENDJE NË HYRJE TË PORTALIT E-ALBANIA LAJMËRIMIN QË JU SHFAQET, KU DO TË GJENI QOFTË KATEGORITË E LEJUARA KËTË JAVË PËR PUNË, QOFTË PROTOKOLLIN SANITAR TË SIGURISË
E PËRSËRIS, SISTEMI PO TESTOHET QË DERI NESËR TË JETË PLOTËSISHT FUNKSIONAL, PRANDAJ MOS U MËRZISNI NËSE DO TË HASNI NDONJË VONESË NË APROVIM, SEPSE PJESËMARRJA JUAJ NË TESTIM NDIHMON NË KOLAUDIMIN E SISTEMIT
LEXONI PO ASHTU ME VËMENDJE PASOJAT LIGJORE E PENALE PËR SHKELËSIT E KUFIZIMEVE TË POSAÇME ANTI-COVID TË QARKULLIMIT NË KËMBË APO ME AUTOMJET.
Top Channel