Një sasi prej 1459 kilogramë kokainë është sekuestruar nga autoritetet holandeze në portin e Roterdamit.

të dyshuarit janë pesë shtetas ku njëri është 43-vjeçar nga Lushnja dhe dy janë nga Kosova (33 dhe 35 vjeç). Në mesin e të arrestuarve bëhet me dije së është një shtetas turk dhe një francez.

Kontenierët e kapur vinin nga Brazili. Katër të dyshuar u arrestuar ditën e mërkurë ndërsa dje në mbrëmje u arrestuar edhe i dyshuari i pestë.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet holandeze teksa bëhet me dije se të dyshuarit  mund të kenë kontakte vetëm me avokatët e tyre.

/Ariglon Pali/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA