Hotele karantinë edhe në Pogradec/ 59 persona kanë hyrë nga Kapshtica dhe Qafë Thana
18/04/2020 20:43
Shifra e personave që hyjnë në Shqipëri vazhdon të rritet. Mbi 160 emigrantë dhe shtetas shqiptarë kanë hyrë në vend gjatë ditëve të fundit nga Kapshtica e Qafthana ndërsa një pjesë prej tyre janë strehuar në Pogradec.
Një hotel buzë liqenit në këtë qytet është vendosur në dispozicion të tyre ndërsa bashkia ka vendosur të mbulojë 3 vaktet ushqimore për 59 personat që do të qëndrojnë të izoluar këtu për 14 ditë
Por ndërsa të tjerë persona vijojnë ti drejtohen kufirit autoritetet janë duke diskutuar që një tjetër hotel të kthehet në karantinë për ata që do të vijnë.
Top Channel