E hëna e javës së ardhshme do të sjellë një frymëmarrje të re për ekonominë, pasi disa sektorë do të hapin qepenat, për të vijuar punën lirisht brenda fashës së orarit 5 e mëngjesit me 17.30 e pasdites.
Sektorët e ekonomisë të cilët rinisin punën pas karantinës më shumë se 1 mujore janë të kategorive të ndryshme, duke nisur me kultivimin e prodhimeve bimore dhe blegtorale, deri tek aktiviteti ne sektorin bujqësor dhe atë të industrisë nxjerrëse dhe përpunuese, për të vijuar me tregtinë me shumice dhe pakicë të produkteve ushqimorë, si mishi peshku apo dhe pijet e ndryshme e po ashtu edhe produktet kozmetike.
Shtypshkronjat rihapen bashke me tregtinë me pakice të gazetave dhe artikujve të tjerë shkrimore. E po ashtu lejohet hapja e hoteleve si dhe aktivitet i organizatave politike dhe fetare. Nuk hapen shkollat apo kopshtet por lejohen aktivitete të kujdesit ditor të fëmijëve .
Shërbimet fast food apo byrektoret lejohen, por lokalet dhe bar kafetë do të vijojnë ti mbajnë dyert e mbyllura. Po ashtu masat shtrënguese vijojnë për parukeritë shërbimet estetike, palestrat, transporti rrugor i pasagjerëve apo dhe taksitë, shërbimi me pakicë i veshjeve apo këpucëve, nuk lejohet.
Rihapja e aktiviteteve ekonomike shoqërohen edhe me një rimodelim të sjelljes së punëdhënësve te cilët do të duhet të zbatojnë rregullat e reja të pastërtisë. Shtrëngimi i duarve dhe përqafimi mes kolegeve ndalohet ashtu sikurse përdorimi i mjeteve të punës mes njeri tjetrit apo edhe postet e ndërsjellat të punës ndërsa distance në të njëjtën zyrë e punonjësve duhet të jetë dy metra.
Top Channel