Partia Demokratike e Shqipërisë nëpër një deklarata ka akuzuar se skanerët rastësor po zbulojnë raste me Koronavirus, teksa tamponët u kanë rezultuar negativë.

Sipas PD-së: Në Qendrën e Traumës janë paraqitur dy pacientë të traumatizuar të cilët në ekzaminimet e zakonshme me skaner u janë konstatuar dëmtime ekzistuese pulmonare karakteristike prej Covid 19.

Deklarata:

Skanerët rastësorë po zbulojnë raste të infektimit me koronavirus, megjithëse testet rezultojnë negative. Një analizë dhe disa propozime të grupit të eksperteve pranë PD.

Deklaratë e grupit të ekspertëve antiCOVID pranë PD

Në Qendrën e Traumës u paraqitën dy pacientë të traumatizuar. Në ekzaminimin e zakonshëm me Skaner u konstatuan dëmtime ekzistuese pulmonare, karakteristike prej Covid 19. Në testimin virusologjik (tampon) të mëtejshëm rezultojnë negative, pra ka një mospërputhje në diagnoze. Po të analizojmë dhe të dy rastet e mëparshme të aksidentuara nga Durrësi, gjejmë po kështu mospërputhje midis ekzaminimit Skaner dhe atij me tampon.

Në këtë situatë, vetë të dhënat e Skanerit, që janë më të besueshme flasin për probleme serioze në zbulimin e të prekurve, në ndjekjen e këtyre, defekte këto madhore që kërkojnë zgjidhje:

—Së pari, në këto raste duhet kërkim i dyfishtë virusologjik (PCR) në një laborator tjetër me ripërsëritje të ekzaminimit pas 3-5 ditësh. Kjo normë tek ne nuk realizohet sepse gjithçka është monopol i një laboratori, edhe pse janë mundësitë e shfrytëzimit të laboratorëve të tjerë për këtë test.

—Se dyti, pamja karakteristike nga Skaneri i atij plumonar mund të vazhdojë të qëndrojë gjatë mbas këtyre dëmtimeve virusale, pra rezultati negativ i “tamponit” nuk hedh poshtë diagnozën me Skaner, pra as gjurmimin e domosdoshëm të kontakteve, gjë që nuk po bëhet.

—Së treti këta pacientë, ashtu si dhe depistimi në tërësi, kanë nevojë për analizat imunologjike IGG, IGM dhe IGA gjë e mundshme në një numër të konsiderueshëm laboratorësh, por që më gjithë insistimin tonë vazhdon të shpallet “e ndaluar”. Theksojmë se “justifikimi” me certifikimin nga OBSH të tyre, që po përdoret për ta bllokuar edhe këtë ekzaminim  vetëm në QSUT, është i pavërtetë. Veçse sot kur ka metoda të shumta të përcaktimit të antitrupave që nga imunokromatografia deri te ELISA; kujdes me përzgjedhjen!

—Së katërti, ky fenomen i zbulimit të dëmtimeve të mushkërive prej Covid 19 nga ekzaminimet Skan për shkak të arsyeve të tjera, flet për moskorrespondimin e të dhënave zyrtare me numrin e të infektuarve në realitet, si pasojë e një niveli testimi me “tampon” shumë nën nevojat e vendit dhe mungesën e plotë të atij imunologjik, që nuk mund të tejkalohen vetëm me nga një pikë analizash. Duhen mobilizuar me rimburësim për qytetaret, të gjitha kapacitetet laboratorike ne qendër e periferi për test, test, test.

—Së pesti, zbulimi i këtyre pacienteve me dëmtime të tilla në mushkëri, pra në stade të avancuara të sëmundjes, tregon një mosfunksionim te hallkave, duke filluar nga mjeku i familjes, që duhet të shndërrohet në një nga “motorët” kryesorë, si dhe për domosdoshmërinë e përfshirjes në këtë përballje për depistim e trajtim të të gjitha mundësive imazherike të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA