Aktorja e serialit “La Casa del Papel” tregon peripecitë pasi u infektua me COVID-19: Super e rrezikshme

18/04/2020 22:17

Aktorja e serialit të njohur “La Casa del Papel”, Itziar Ituno, u infektua me koronavirus.

Ajo luan personazhin e Rakelës, partneres së profesorit në një nga serialet që ka me miliona ndjekës anembanë botës, përfshirë edhe në Shqipëri.

 Itziar e konfirmoi vetë lajmin në llogarinë e saj në Instagram, teksa i bënte thirrje të gjithëve të kujdeseshin për shëndetin e tyre.

“Në rastin tim është e lehtë dhe jam mirë, por është sëmundje shumë ngjitëse dhe super e rrezikshme për njerëzit që janë më të dobët. Jini të vetëdijshëm për këtë, mos e merrni lehtë. Shumë kanë vdekur dhe shumë janë në rrezik. Është një kohë solidariteti! Qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët!” shkruan ajo ndër të tjera.

https://www.instagram.com/p/B94G2HsAs7M/?utm_source=ig_embed

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta