Si nëpër filmat aksion/ Piloti ul me emergjencë avionin në mes të autostradës

17/04/2020 21:06

Një pilot u detyrua të ulte avionin e tij të vogël në autostradën “Highway 40 në Quebec City të Kanadas të enjten në mëngjes.

Rreth orës 10:30 të mëngjesit të së enjtes, piloti i aeroplanit Piper Cherokee thirri departamentin e zjarrit të qytetit Quebec duke kërkuar leje për të zbritur në autostradë vetëm disa kilometra në jug të Aeroportit Ndërkombëtar Jean-Lesage.

Jean-Paul Daoust ishte në parkingun e qendrës së tij të afërt të kopshtit, Floralies Jouvence, kur pa avionët duke zbritur mbi autostradë.

“Unë u befasova shumë,” tha Daoust. “Hera e parë që kam parë ndonjëherë një aeroplan në një autostradë, përveç në film”

Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve Bill Noonan tha që aeroplani kishte zbritur në mënyrë të sigurt kur ekuipazhi i urgjencës arritën në vend. Piloti nuk u plagos fatmirësisht.

Trafiku u ndalua për më pak se një orë ndërsa ekuipazhet e urgjencës shoqëruan aeroplanin jashtë autostradës.

Policia provinciale e Quebec konfirmoi se një problem mekanik e detyroi pilotin të bënte uljen e befasishme.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA