Rindërtimi në kohë pandemie/ Tenderi i parë për banesat në tiranë pa fitues. ofertuesit nuk plotësonin kriteret

17/04/2020 22:45

Megjithëse covid 19 është kryefjalë e ditëve të sotme nuk kanë munguar përpjektjet për të nisur procesin e rindërtimit të banesave të shembura gjatë tërmetit të 26 Nëntorit.

Ky dokument i agjencisë së prokurimeve publike tregon për zhvillimin  një tenderi me kërkues Fondin Shqiptarë të Zhvillimit për Rindërtimin e shtëpive individuale në zonat e prekura nga tërmeti.

Bëhet fjalë për nisjen e rindërtimit të banesave në Tiranë.

Por sipas këtij dokumenti të Agjencisë së Prokurimeve Publike asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhen me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Por si do të procedohet më tej pa humbur kohë në nisjen e rindërtimit të shumëpritur nga qytetarët? Detajet i jep nënkryetari bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku.

Muhamed Veliu-Zoti Mazniku në tenderin e parë për të ndërtuar banesat individuale të të prekurve nga tërmeti nuk doli një fitues pasi ofertuesit nuk plotësonin kriteret.

Ky tender do të shpallet përsëri. A do ti ndryshonin termat në mënyrë që të jetë i sukseseshëm?

Sinkron Mazniku-Po. Tashmë është një grup ndër institucional për të punuar e parë që termat e procedurës të prokurimit publik të jenë të tilla që të jenë të suksesshme e pasur mundësi të kemi një numër sa më të madh kompanish që marrin pjesë në këtë ofertim e pasur mandej mundësi të fillojmë sa më shpejt ndërtimin e banesave individuale. Siç është edhe angazhimi i marrë që deri në fundin e këtij viti të kemi mundësuar që pjesën më të madhe njerëzve të jenë në shtëpitë e tyre.

Muhamed Veliu-Cili është parashikimi juaj se kur në Tiranë mund të nis rindërtimi?

Sinkron Mazniku-Ne shpresojmë që procesi rindërtimit të fillojë brenda një periudhe 60 ditore në mënyrë që të kemi mundësi menjëherë ta rifillojmë këtë proces sa më shpejt dhe banorët pavarësisht situatës krejt të pazakontë dhe problematike të krijuar nga Covit 19 të kenë mundësi që sipas angazhimit të marrë nga Kryeministri dhe qeveria brenda këtij viti të jenë në banesat e tyre.

Muhamed Veliu-Sa është numri aplikimeve në Bashkinë e Tiranës të atyre që i janë dëmtuar banesat dhe si po shkon procesi blerësit të dosjeve?

Sinkron Mazniku-Në të gjitha dëmtimet duke nisur nga më të thjeshtat që ne i quajmë DS1 pra dëmtimet shumë bazike deri në ato shumë të rënda si shembje apo të pabanueshme DS5 nga niveli më i thjeshte deri në atë DS5 kemi 16500 njerëz që kanë aplikuar. Deri më sot kemi 7000 dosje të shqyrtuara dhe kjo punë vazhdon në mënyrë të përditshme pavarësisht situatës së krijuar. Janë 27 grupe dhe ne besojmë që në një kohë të shkurtër të mbarojmë të gjitha shqyrtimet.

Familjarët e dëmtuar nëse është DS1 apo DS3 do të marrin një dëmshpërblim në para për riparimin e shtëpisë, ndërsa dëmet e mëdha DS4 dhe DS5 do të kenë një proces riparimi apo rivendosje në shtëpi të reja sic e përmenda në fillim me procesin e ri të filluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA