Fiks Fare trajtoi rastin e Xhuljano Topallit, shtetas shqiptar i cili shkoi për të vizituar gruan dhe djalin në Filipine për pak javë, dhe për shkak të Covid 19 mbeti atje. Në një intervistë nepërmjet rrjetit whats up, ai shprehet se Viza i skadoi me datë 6 Prill.
Nga ambasada dhe konsullata shqiptare në Filipine, i është thënë që viza do të shtyhet për një periudhë 30 ditore deri sa të mbaroj karantina, por nga Zyra e Emigracionit në qytetin ku ai jeton i kanë thënë që asgjë nuk eshte e konfirmuar me shkresë. Ai rrezikon gjobën, e nëse gjobitet nesër e ka të pamundur të marrë një vize tjetër per të vizituar familjen e tij që jeton atje. Ndaj nisur nga ky shqetësim ai kontakoi Fiksin pasi nuk po merrte dot një përgjigje të saktë nga ambasada.
Gazetarët e Fiksit fillimisht u munduan të lidhen me konsullaten shqiptare në Filipine. Të tre numrat e afishuar nuk funksionin dhe nuk arritën që të lidhen. Në këto kushte kunsullatës ju nis një kërkesë zyrtare nëpërmjet e malit. Në përgjigjen për Fiks fare, që mbërriti të nesërmen, thuhet se, konsullata për rastin në fjalë është këshilluar me Departamentin e Marrdhenieve për Jashtë të Filipineve.
Ky departament ka nxjerrë një urdhëresë për të gjithë ata vizitorë që u ka skaduar viza gjatë periudhës së karantinës, të cilët do të mund të ripalikojnë për vizë të re, pa penalitete brenda 30 ditëve pasi të ketë përfunduar karantina.
Për sa i takon Zyrës së Emigracionit ku ndodhet zoti Topalli, jemi të lutur të na nis kontaktet e oficerit të Zyrës se Emigracionit me të cilin ka komunikuar, që më pas Konsullata e Republikës së Shqipërisë, të mund të informoj Departamentin e Punëve të Jashtme, i cili menjëherë do të njoftoj për urdhërin e nxjerrë oficerin e zyrës lokale të emigracionit.
Përgjigjen e Konsullatës gazetarët ja kanë bërë të ditur zotit Topalli i cili tani po ndjek të gjitha proçedurat për të mos marrë penalitete për qëndrimin e tij në Filipine gjatë këësaj periudhe që viza i ka skaduar.
Top Channel