“Masat e marra deri tani kanë pasur sukses; shpërthimi epidemik është aktualisht nën kontroll” deklaroi ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn.
Për të parën herë në Gjermani, çdo i sëmurë i prekur nga koronavirusi infekton mesatarisht më pak se një person sipas të dhënave të Institutit prestigjoz Rober Koch.
Dy ditë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka njoftuar për planet e lehtësimit të masave të izolimit në Gjermani. Masat e distancimit fizik do të vazhdojnë të zbatohen deri në 3 maj, teksa kancelarja ka vazhduar t`i rekomandojë njerëzve që të vendosin maska në dyqane dhe ndërkohë që përdorin transportin publik.
Nga java e ardhshme, dyqaneve nën 800 metra katrorë do t’iu lejohet të zhvillojnë veprimtarinë e tyre. Fëmijët e klasës së parë dhe vitit të fundit të shkollës së mesme do të kthehen në klasa në 4 maj. Deri tani nga pandemia vendi llogarit gati 140 infektime dhe mbi 4.000 vdekje.
Top Channel