Xhironte gomat i dehur/ Thyen karantinën dhe kundërshtuan policët, pranga shoferit e pasagjerit në Dibër

16/04/2020 13:13

Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Peshkopisë, efektivët kanë konstatuar një automjet që qarkullonte jashtë fashës së lejuar në qytet, duke xhiruar gomat.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi M. M., ku ishte pasagjer dhe shtetasi D. D.

Drejtuesi i mjetit, i ndihmuar nga pasagjeri, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë me qëllim mosbërjen e testit të alkoolit dhe shmangien e masës administrative për thyerje të orarit të karantinës, por janë shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë Dibër.

Pas bërjes së testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, në masë 0.37 mg/l.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 29 vjeç dhe D. D., 25 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për hetime të mëtejshme për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë rendit publik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA