Tregu ambulant në asnjë paketë/ 150 bizneset e Lushnjes shlyejnë detyrimet, nuk përfitojnë asnjë ndihmë

16/04/2020 15:42

Prej mëse një muaji, rreth 150 biznese te tregut industrial ne Lushnje qëndrojnë mbyllur.

Por edhe pse ky treg nuk funksionon, tregtarët me dyqane duhet të shlyejnë detyrimet.
Tregtarët thonë se mjedisi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre është konceptuar si një treg ambulant ndaj nuk e gjejnë veten të përfshirë ne asnjë nga paketat e qeverise.

Pellumb Gjyshja thotë se kërkojnë edhe ata pagën e luftës.

Një tjetër tregtar, Arben Dhamo ka marrë lekë borxh për paguar sigurimet.

Kosto vjetore e një biznesi ne tregun industrial ne Lushnje shkon në 160 mijë lekë në vit, ndërsa tatimi vjetor 50 mijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA