Shkon në 26 numri i viktimave nga CoVid-19/ Detajet: 64-vjeçarja e intubuar prej dy javësh
16/04/2020 12:55
Një paciente 64-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar kështu në 26 numrin e viktimave në vend nga CoVid-19.
64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë.
64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Top Channel