Rrëfehet gazetari: Në Londër dhe New York isha me maskë dhe doreza, njerëzit më shihnin çuditshëm

16/04/2020 18:22

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar me anë të një lidhje “Skype”, gazetari Mariglen Mërtiri.

Gjatë fjalës së tij, gazetari rrëfen momentin që rrezikoi të mbetej në New York, pasi kufinjtë filluan të mbyllen. Mërtiri, shprehet se e gjitha u bë vetëm për 10 orë. Ai kontaktoi Ambasadën në New York dhe ato e ndihmuan që të kthehej në shtëpi, pranë të birit dy muajsh që e priste.

“Arrita me një biletë transit nga Turqia, në momentin që kam shkuar në shtëpi s’kam dalë më nga aty”, u shpreh gazetari. Mërtiri tha se u emocionua së tepërmi teksa dëgjoi një zë në shtëpi dhe ai ishte i të birit, i cili nga hera e fundit që e kishte parë ishte rritur goxha. Ndërkaq, gazetari rrëfeu dhe një moment tejet interesant. “Në momentin që isha në Londër”, thotë ai, “kisha vendosur maskë dhe doreza mbrojtëse, të gjithë njerëzit më shikonin si të çuditshëm dhe mendonin se mos isha i sëmurë. E njëjta gjë ndodhi dhe në New York”, tha Mërtiri.

“Kur shkova në Amerikë e gjitha ishte në rregull, por dita në ditë shikoja që e gjitha do të mbyllej. Unë fola me Ambasadën në New York dhe ata më siguruan për 10 orë dhe nëse prisja biletën në atë moment, mund të rikthehesha në shtëpi. Unë këmbëngula që bileta të pritej dhe ika transit nga Turqia. Në momentin që mbërrita në Rinas, prindërit më sollën dhe makinën time private, i hipa mbërrita në shtëpi dhe s’kam dalë më nga aty. Në një moment dëgjoj një zë të çuditshëm, shikoj djalin që filloi të bërtiste, më pas shikova që djali im ishte rritur. Të them të drejtën ku shkova në Londër dhe New York shkova me maskë, njerëzit më cilësonin si të sëmurë dhe ata nuk kishin asnjë masë, as doreza as maska. Kur mbërrita në New York kishte raste masive, aty kuptuan që nuk kishin marrë masat e duhura. Atje është një situatë krejt ndryshe (e krahason me situatën e Shqipërisë) dhe shtëpitë janë shumë larg njerëzve dhe ata infektohen vetëm nëpër supermarkete”, tha Mërtiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA