“Presim uljen e kurbës”, mjeku shqiptar tregon në Open situatën e pandemisë në SHBA

16/04/2020 00:02

Në Open në Top Channel me anë të një lidhje direkte foli Mario Ademi, një mjek shqiptar në Chikago i cili tregoi situatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Ademit situata në SHBA është e komplikuar ku tani pritet që numri të bie pasi kanë kaluar dy javët e pikut. “Tani jemi në një moment që presim të fillojë rënia e numrit të viktimave në SHBA. Besoj se e kemi kaluar pikun”- tha Ademi.

Ka mjekë të prekur nga Covid-19 në spitalin ku punoni ju?- e pyeti Eni Vasili.

Në spitalin ku punoj unë ka mjekë të infektuar. Fatkeqësisht ka raste që kanë ndërruar jetë- tha Ademi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA