“Nuk kam kohë të vdes”/ Gruaja me kancer tregon se si po e përballon sëmundjen në këtë kohë pandemie

16/04/2020 15:07

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, Majlinda Nanaj.

Majlinda prej vitesh vuan nga sëmundja e kancerit, por në studio ishte ftuar për të folur për mikeshën e saj Sonela Totraku, e cila disa ditë më parë humbi betejën me kancerin. Majlinda e përshkruan Sonelën si një person që e dëshironte jetën dhe bënte gjithçka për të jetuar. Ndërkohë ajo ceku edhe situatën e saj shëndetësore. Tha që i ka hequr të dy gjinjtë dhe për momentin ndodhet në vetëizolim në një dhomë, pasi ndihet e rrezikuar nga koronavirusi. Ndërkaq, Majlinda kishte dhe një mesazh për të gjithë ato qindra mijëra gra që diagnostikohen me kancer:

“Lajmotivi i jetës sime është që nuk kam kohë të vdes. Çdo grua ka një forcë të madhe dhe ne do të ja dalim pas kësaj situate, pavarësisht uljeve-ngritjeve që do të kemi”, tha Majlinda.

“Nuk e besoja që mund të ketë ndodhur dhe statusin në Facebook e kam parë disa herë. Nuk doja ta besoja, për aftësinë luftarake që kishte ajo vajzë, për forcën që ajo kishte. Atëhere unë kam hequr kancer gjiri, kam heqiur të dy gjinjtë. Para një muaji iu nënshtrova një ndërhyrje të vështirë dhe tashmë ndodhem në karantinë, e vetme në një dhomë. Ne jemi përkufizuar si një grup vunerabël shumë të rrezikuar ndaj këtij virusi. Lajmotivi jetës sime, nuk kam kohë të vdes. Çdo grua ka një forcë shumë të madhe, ne do të ja dalim pas kësaj situate, pavarësisht ulje-ngritjeve që do të kemi. Ne kemi shumë forcë ndaj vetes, nuk duhet të derdhim lot. Ne duhet të buzëqeshim”, tha Majlinda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA