Nigeri/ Policia vret 18 njerëz për të vënë në zbatim masat e koronavirusit, vetë pandemia ka shkaktuar 12 viktima

16/04/2020 19:03

Forcat e policisë dhe të ushtrisë janë dislokuar në Nigeri për të vënë në zbatim masat e bllokadës së koronavirusit, por kjo ka shkaktuar konfrontime të ashpra me vendasit.

Agjentët e sigurisë raportohet nga mediat ndërkombëtare se kanë vrarë 18 njerëz duke u përpjekur të vendosin me forcë masat në Lagos dhe kryeqytetin Abuja.

Numri i të vrarëve është më e lartë se vetë numri i viktimave që ka shkaktuar CoVid-19.

Komisioni Kombëtar i të drejtave të Njeriut tha se kishte dokumentuar “105 incidente të shkeljes së të drejtave nga forcat e sigurisë” në 36 rajonet e Nigerisë. Ata thanë se mes ankesave ishin dhe “vrasjet jashtëgjyqësore që shkaktuan 18 vdekje”.

Zëdhënësi i policisë kombëtare Frank Mba tha se deklarata e komisionit ishte “tepër e përgjithshme në akuzat e saj”, dhe shtoi se policia do të vazhdojë të zbatojë rregullat e izolimit të vendosura nga qeveria “profesionalisht e sipas standardeve më të mira ndërkombëtare”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel