Një nënë e dy fëmijëve është gjetur e vdekur, gjysmë e varrosur në një qese plastike, pasi ishte zhdukur disa ditë më herët në rrugët e zbrazura prej karantinës në Argjentinë.
Camila Aldana Taroço, 26 vjeçe u rrëmbye pasi doli nga shtëpia e saj në zonën Moreno pranë kryeqytetit Buenos Aires.
Ajo do të takohej me ish-bashkëshortin Ariel Alberto Gonzalez i cili do ta çonte te stacioni i autobuzit në mënyrë që të shkonte për të marrë paratë e asistencës për fëmijiët. Por familja e deklaroi të humbur dhe policia nisi kërkimin me qen.
Trupi i saj u gjet 10 ditë më vonë gjysmë i varrosur në qese palstike, në zonën ku jetonte aktualisht. Ajo u identifikua nga tatuazhet e saj.
Mediat vendase thanë se fillimisht u arrestua i dashuri me të cilin jetonte, por më vonë ish bashkëshorti i saj u arrestua si i dyshuari kryesor.
Të afërmit e viktimës thanë se e kishin parë ish-burrin e saj të vriste Gonzalez, e cila ishte nëna e dy fëmijëve të tij pesë dhe shtatë vjeç.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e vdekjes por rezultatet e testeve nuk janë publikuar.
Top Channel