Kuvendi ka miratuar sot me riformulime ku pasqyrohen edhe rekomandimet e Presidentit Ilir Meta, të gjitha dënimet në rastet kur qytetarët thyejnë masat ndaj përhapjes së COVID-19 në këtë gjendje fatkeqësie.
Kështu nëse një qytetar ndaj të cilit është dhënë më parë gjobë dhë përbën kundravajtje atëhere dënohet me gjobë- 6 muaj burg.
Kur kundravajtja është kryer në ushtrim të akvititetit tregtar dhe rrezikon shëndetin e njerëzve gjobë- 2 vjet burg
Nëse nuk zbatohet urdhri i detyruar për karantinim 2-3 vite burg.
Përhapja me dashje e sëmundje infektive 2-5 vite burg.
Përhapja nga pakujdesia e sëmundjes infektive gjobë- 2 vite burg
Kur përhapja e sëmundjes infektive ka lënë pasoja të rrezikshme për jetën e njerëzve 3-8 vite burg.
NDRYSHIMET E PËRMIRËSUARA NË KODIN PENAL
Neni 242/1
Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë
Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.
Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vit.
Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.
Neni 89/b
Përhapja e sëmundjeve infektive
Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës I sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet.
Top Channel