“Mos respektimi i masave rrezikon jetën e tjetrit”- Lleshaj flet në Open për forcimin e masave

16/04/2020 00:42

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte i ftuar në Open në Top Channel ku foli për masat të cilat do të forcohen gjatë hapjes graduale. Lleshaj tha se në Shqipëri mungon rregullimi ligjor në kohë pandemie.

“Ne kemi një mungesë rregullimi ligjor për situatën e pandemisë. Pandemia është një luftë. Kjo pandemi nëse nuk menaxhohet mirë sjell viktima në njerëz.

Armiku nuk vret me thika dhe armë por është virusi. Nëse një person vret dikë ne e dënojmë, a nuk duhet dënuar edhe ai që vë në rrezik jetën e të tjerëve me përhapjen e virusit.

Qytetarët nuk shkojnë direkt në burg. Ka disa masa. Masa e parë është masa me gjobë. Nëse ai edhe pas gjobës vazhdon të mosbindet atëherë do ketë penalizime më të rënda”- tha Lleshaj në Open.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA