Mbi 2 milionë të prekur, OBSH: Kujdes me zbutjen e masave të izolimit

16/04/2020 02:59

Rastet e koronavirusit, në nivel global, kanë kapërcyer shifrën 2 milionë sipas të dhënave të universitetit John Hopkins.. Më shumë se gjysma e tyre, pra mbi një milionë, janë regjistruar në Evropë. Por, numri i vërtetë i rasteve do të jetë shumë më i lartë pasi niveli i testimeve në shtete të veçanta, ndryshon.

Shumë infektime nga koronavirusi, nuk arrijnë deri tek statistikat pasi njerëzit nuk kanë simptoma. Ata me simptoma të lehta, mund të pushojnë, vetëizolohen dhe të mos vihen nën vëmendjen e sistemit shëndetësor. Në Britaninë e Madhe, deri kohët e fundit, statistikat flisnin vetëm për rastet e përfunduara në spital, me ata me simptoma më të rënda që testoheshin dhe numëroheshin si raste të konfirmuara.

Tendenca në numrin e rasteve të konfirmuara mund të tregojë fazën e epidemisë, po rritet shpejt, po sheshohet apo po bie, në një vend të caktuar. Por, numrat nuk tregojnë shkallën e vërtetë të epidemisë në vende të veçanta apo në shkallë globale. Sidoqoftë, përballë shifrave dhe bilanceve gjithnjë e më të rënduar, OBSH shpjegon se vendet që zbusin masat e izolimit, duhet të presin të paktën dy javë për të vlerësuar pasojat e këtyre ndryshimeve para se të vazhdojnë me hapa të mëtejshëm.

Në azhornimin e fundit të strategjisë, kundër pandemisë, agjencia e Kombeve të Bashkuara ka pohuar se bota gjendet para një konjukture fondamentale dhe se shpejtësia, ekuilibri dhe masat, duhet të merren parasysh kur vendoset për masat e nevojshme.

‘Nuk ka kohë për të humbur, shqetësimi i vetëm i OBSH është ai i shpëtimit të sa më shumë jetëve njerëzore dhe ndalimit të pandemisë’. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Ghebeyesus, pas vendimit të mëhershëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të pezulluar financimet për organizatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA