Kënga “Luj Qyqek”, e kënduar nga këngëtarët Yllka Kuqi dhe Ylli Demaj, është një nga këngët e preferuara në dasmat shqiptare.
Ylli, ishte i ftuar ditën e sotme më anë të një lidhje “Skype”, në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Ai tha se edhe pse kënga ka tre vite që është publikuar dëgjohet shumë, dhe kjo e lumturon jo pak. Po ashtu, ai shpjegoi dhe çfarë është qyqeku. Ylli u shpreh se qyqeku, është fjalë turke dhe ka të bëj me kulmin e një valleje, e krahasuar me “çifti telin” shqiptar. Sakaq, këngëtari zbuloi dhe një fakt interesant nga Kosova. Kosova është e prekur nga koronavirusi dhe lëvizjet e njerëzve në vend janë të reduktuara. Por Ylli zbuloi se nga dje lëvizjet bëhet në bazë të numrit të parafundit personal, që ndodhet në kartat e indetitetit. Pra, ai kishte numrin e parafundit nëntë dhe lëvizte në orën nëntë të mbrëmjes. Ndërsa javën e ardhshme ajo ndryshohet dhe kthehet në nëntë të mëngjesit.
“Edhe në Ballkan është pritur mirë kënga. Unë mendoj që këtë kohë pandemie e vetmja gjë që të bën për t’u ndier mirë është kënga. Pra ‘Luj qyqek’, kjo është viti tretë që është publikuar dhe ende dëgjohet shumë. Qyqeku është një fjalë turke, për neve qyqek është ajo pjesa kur është kulmi i kërcimit. Ju e përdorni çifite tel, ndërsa tek ne është më e ngadaltë. Kënaqësia më e madhe është fëmija duke kërcyer, kjo më bën shumë mirë. Po ja dërgove një fëmije dhe e pranoi, kënga do të thotë që është super. I falenderoj të gjithë. Deri para dy ditësh ka qenë mirë në Kosovë, dje ka ndryshuar e gjitha. Numri i parafundit të kartës së indetitetit, shërben për të dalë në qytet. Më pas ndërrohet. Unë e kam numrin e parafundit nëntë, njëherë do të dal në nëntë të mbrëmjes dhe njëherë në nëntë të mëngjesit. Ligjet po respektohen jashtëzakonisht shumë, kryesisht jemi duke e përballuar mirë. Shpresojmë ta përfundojmë sa më shpejt këtë situatë”, u shpreh Ylli.
Ndërkohë në studio ndërhyri dhe Renis Domi, 10 vjeçari që rrëmbeu zemrat e të gjithëve në emisionin “Top Talent”. Renisi u përfaqësua me këngë popullore në këtë format dhe në finale këndoi pikërisht “Luj Qyqek”, të Ylli Demaj dhe Yllka Kuqit.
“Besoj që po (Ka ndjekur shembullin e Yllit). Unë i kam të gjithë të preferuar, nuk i ndaj. E kam dëgjuar për herë të parë në dasëm (I referohet këngës Luj Qyqek) edhe prapë më pëlqen. Po e këndoj në çdo mbrëmje muzikore. Nuk e kam pritur të merrte aq klikime në Youtube. Komentet janë pozitive të gjitha. Pse mos bëja një bashkëpunim me Yllin, me kënaqësi”, tha Renisi.
Kërkesën e Renisit, e mirëpriti dhe Ylli, i cili është i hapur për një bashkëpunim muzikor me vogëlushin.
Top Channel