Kriza në industrinë e librit/ Vështirësitë e shtëpive botuese dhe shtypshkronjave në kohë pandemie

16/04/2020 20:04

Në përfshirjen e krizës së industrisë së librit një ndër bizneset që do të preket më tepër janë shtypshkronjat sidomos në rastet kur shkohet në një rrallim të numrit të botimeve. Megjithatë ende shtypshkronjat po punojë. Botuesit po ashtu, por nuk mund të thuhet që kriza nuk ka filluar. Ne ndodhemi në njërën prej shtypshkronjave të Shqipërisë e themeluar që në 1993, Maluka, dhe do të flasim për sfidat që po ndesh ky biznes në kohë pandemie.

“Libri ka vështirësinë e vet. Shtypi ka vështirësinë e vet dhe duke u trembur tregu, duke mos pasur shitje fillon bie dhe prodhimi edhe kërkesa.” tha Lard Maluka, administrator i shtypshkronjës Maluka

Ju keni qenë të mbyllur gjatë kësaj kohe?

“Po një muaj. Lejoheshim, por për shkal të frikës. Është frika ajo që e tremb biznesin. Tani kanë filluar botuesit të bëjnë ndonjë porosi të vogël, por të shohim si do vazhdojnë. “ tha Maluka.

“Këtu tirazhet kanë rënë. Duhet rritur nxitja të rinjtë te lexojnë sa më shumë dhe largimi i të rinjve ndikon.”

Tregu i librit është shumë i madh. Duke nisur nga shkrimtari, përkthyesi, botuesi, redaktori, letra, shtypshkronja, shitësi në librari. Prandaj edhe ndihma për industrinë e librit do të vendoste në lëvizje të gjithë ketë zinxhir.

“Biznesi ka gjithmonë nevojë për mbështetjen e shtetit. Biznesi ka shumë mënyra për t’u mbështetur.”

Jeni zhvendosur në një tjetër shtypshkronjë. Konsiderohet bizes i madh, Milenium SHPK dhe po punon me staf të përgjysmuar?

“50 përqind e stafit po rri në shtëpi duke qenë se edhe xhirot në ketë periudhë pandemie janë zvogëluar. Ne kemi edhe disa kontrata pune, disa shtëpi botuese vijojnë të botojnë. Ndoshta jo me ritmin e mëparshëm, sepse ata kanë pasigurinë e shitjes. E keni ndjerë krizën edhe në xhiron mujore.” tha Kozmeta Bardhshi, drejtore Mileniumi i Ri.

“Punonjësit që janë në shtëpi edhe për muajin prill kemi vendosur të mos heqim nga sigurimet. Nëse zgjat kjo situatë do të na detyron të marrim një masë por për momentin është pak herët.

A po kalojmë drejt një faze tërësisht të re? A po kalon libri drejt të qenit tërësisht online. Kjo vështirë të thuhet për aq kohë sa do te ekzistojnë bibliotekat, koleksionuesit e librit, apo lexuesit fanatik të librit në letër. Gjithsesi për të shmangur krizën e librit më e rëndësishme mbi të gjitha është t’i kthehemi leximit.

/Jetona Koçibelli/

Top Channel