Në foto tregohen motrat Makayla e Makenzie Pope, që janë binjaket e dyta më të parakohshme në botë që mbijetojnë pas ardhjes në botë.

Ato lindën pas 22 javë e tre ditë shtatzani, kur doktorët paralajmëruan nënë e tyre Tracey Hernandez nga North Carolina, se kishin pothuajse zero shanse mbijetese.

Fotot e rralla të marra gjatë lindjes i tregojnë ato ende në qeset amniotike pak pas lindjes së spitalin universitar të Duke Universty në Durham, më 8 dhjetor 2019. Ato peshonin të dyja nga gjysmë kg dhe ishin aq të parakohshme sa që lëkura e tyre ishte transparente.

Por prej atëherë dy motrat janë zhvilluar dhe prindërit pritet t’i çojnë ato në shtëpi muajin që vjen.

Nëna e tyre Tracey Hernandez, 33 vjeçe, tha: “Bebet lindën në më pak se 23 javë dhe arritën të mbijetonin vetëm sepse nisën të marrin frymë vetë. Sikur të mos ishin të afta të merrnin frymë doktorët nuk do të mund t’i shpëtonin. Kur i pashë që hapnin gojën për të thithur ajër ishte momenti më i bukur i jetës time. Jam shumë me fat, e di që kjo është absolutisht një mrekulli. Ato i ka krijuar Zoti dhe unë po i shoh të zhvillohen jashtë barkut”.

Makayla e Makenzie lindën mbrëmjen e 8 dhjetorit 2019, katër muaj para datës së pritur 9 prill të këtij viti.

Nëna e tre fëmijëve Tracey, thotë se nuk ka shpjegim asnjë se përse ato vendosën të vinin kaq herët në botë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel