Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar takimin e krerëve të shtetit në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në kuadër të situatës së krijuar nga Covid-19 në Shqipëri.
Ajo e ka cilësuar takimin si mbresëlënës dhe një udhëheqje të vërtetë që bëhet bashkë për të mbrojtur popullin shqiptar.
“E kuptoj se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte e gjatë, por produktive. Shumë mbresëlënëse teksa sheh Presidentin Meta, kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e PD, Lulzim Basha si dhe udhëheqësit e tjerë që bashkëpunojnë për të mbrojtur popullin shqiptar dhe për të zbutur dëmet nga COVID19. Udhëheqja e vërtetë.” shkruan Yuri Kim.
Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Çështjet kryesore që u diskutuan ishin vlerësimi mbi situatën aktuale të pandemisë, masat që po ndërmerren për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale, zhvillimi i procesit arsimor dhe strategjia e planifikuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.
I understand today’s National Security Council meeting was long but productive. Very impressive to see Pres @ilirmetazyrtar, PM @ediramaal, DP Chairman @lulzimbasha_al & other leaders cooperating to protect the Albanian people & mitigate damage from #COVID19. True leadership. pic.twitter.com/BVu6GIUTS8
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 15, 2020
Top Channel