SHBA ndërpret fondet për OBSH-në, reagon diplomati: Keqardhje, vetëm të bashkuar mund ta kapërcejmë këtë krizë

15/04/2020 12:35

Një ndër diplomatët më të lartë të BE-së tha se ndjen ” keqardhje të thellë” për vendimin e Donald Trump-it mbi pezullimin e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetit.

Përfaqësuesi i Lartë i bllokut për Punët e Jashtme, Josep Borrell, tha:

“Nuk ka asnjë arsye që të justifikojë këtë veprim në një moment kur përpjekjet e tyre janë të nevojshme më shumë se kurrë për të ndihmuar në kontrollin dhe zbutjen e pandemisë së koronavirusit. Vetëm duke bashkuar forcat ne mund ta kapërcejmë këtë krizë që nuk njeh kufij. ”

Trump njoftoi të martën se po ndalon fondet për OBSH-në teksa po bëhet një rishikim. Ai tha se rishikimi do të mbulojë rolin e OBSH-së në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit.
  Trump: SHBA ndërpret fondet për OBSH-në. Shkak, keqmenaxhimi i CoVid-19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA