25/11 13:30
Numri i rasteve me koronavirus në Pakistan është rritur në pothuajse 6.000 me 107 vdekje të konfirmuara, tha sot Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.
Sipas Ministrisë Federale të Shëndetësisë, rastet e konfirmuara në vend u rritën në 5.988 pasi 272 raste të reja u raportuan gjatë 24 orëve të fundit. Vendi gjithashtu raportoi 11 vdekje tjera, bilanci më i lartë në një ditë deri më tani, duke rritur vdekjet në 107, ndërsa 1.446 pacientë janë shëruar dhe liruar nga spitalet.
Gjithsej 73.439 persona janë testuar në vendin me mbi 200 milionë banorë me 3.280 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit./AA
Top Channel