Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli në Open në Top Channel për situatën e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë. Manastirliu u ndal edhe tek akuzat e bëra nga opozita për numrin e testimeve.
Opozita thotë se po fshehin rezultatin e testimeve të bëra në Shkodër?- e pyeti Eni Vasili.
Kjo nuk është koha e duhur për të bërë politikë. Jemi në një pandemi botërore dhe duhet të jemi bashkë duke dhënë informacionet e duhura qytetaëve. Kemi bërë 380 teste duke shkuar në vijën e 2 dhe të 3 të kontakteve. Janë tërësisht të pavërteta.
Gjithashtu PD insiston që duhen bërë testime më shumë?- e pyeti Eni Vasili.
Ne flasim me shifra, ndërsa ato jo. Në fillim hodhën akuza për tamponët tani nuk flasin më. Pse nuk flasin sa tampon blemë. E theksoj se duhet të jemi bashkë për ta mundur këtë armik- tha Manastirliu.
Top Channel