Koronavirusi: Kopshti zoologjik gjerman mund të duhet t’i ushqejë kafshët me njëri-tjetrin

15/04/2020 10:03

Kopshtet zoologjike që duhej të ishin të mbushur me njerëz për Pashkë, tani kanë ‘ngecur’ dhe po kërkojnë donancione.

Një drejtor i kopshtit zoologjik në Gjermaninë veriore madje ka pranuar që së shpejti disa kafshë duhet të ushqehen me të tjerë, nëse kopshti zoologjik do të mbijetojë.

“Ne kemi renditur kafshët që do të duhet t’i sakrifikojmë,” i tha Verena Kaspari i Neumünster Zoo, Die Welt.

Kopshti Zoo i Berlinit ka panda binjake që të gjithë kanë qejf t’i vizitojnë, por fansat e tyre mund t’i shikojnë vetëm në internet tashmë.

Zëdhënësi i kopshtit zoologjik Philine Hachmeister i tha agjencisë së lajmeve DPA se “binjakët panda janë shumë të ëmbël”.

Zonja Kaspari në Neumünster Zoo tha se vrasja e disa kafshëve në mënyrë që të tjerët të mund të jetonin do të ishte zgjidhja e fundit, dhe “e pakëndshme”, por edhe kjo nuk do të zgjidhë problemin financiar…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA