Frika nga infektimi/ Mjeku spanjoll, i padëshiruar në lagjen e tij në mes të COVID-19

15/04/2020 14:12

Në Spanjë, çdo mbrëmje në orën 20:00 sipas kohës lokale fqinjët mblidhen në dritare dhe ballkonet e tyre për t’i duartrokitur profesionistët mjekësorë, punëtorët e vijës së parë të vendit në betejën kundër koronavirusit, por pavarësisht solidaritetit, disa punonjës të kujdesit shëndetësor të ekspozuar ndaj virusit janë përballur me diskriminim të ashpër në komunitetin e tyre.

“Përshëndetje fqinj, ne dimë për të gjithë punën e mirë që bëni në spital dhe e vlerësojmë, por duhet të mendoni edhe për fqinjët tuaj. Këtu, ka fëmijë dhe qytetarë të moshuar”.

“Ka vende të tjera ku mund të qëndroni. Ju lutemi mendoni për këtë”, thuhet në një shënim anonim në derën e një mjeku të ri në një bllok apartamentesh në Cuidad Real të Spanjës, duke i kërkuar atij të shkonte në një hotel të vë në dispozicion për stafin mjekësor.

Kështu u përshëndet Jezui Monllor, 28 vjeç, pasi bëri një ndërrim 12 orësh në repartin e urgjencës në një spital lokal.

“Është e qartë se asnjë profesionist i shëndetit nuk do të priste një mesazh si ky. Unë nuk mendoj se dikush e meriton atë. Kemi shkatërruar kurrizin tonë, me shumë pak burime, duke rrezikuar shëndetin tonë në mënyrë që të gjithë ata që hynë përmes dyerve të spitalit të përmirësohen”, tha Monllor në Twitter, duke shtuar se ai merr çdo masë paraprake për të shmangur kontraktimin apo përhapjen e virusit.

Pilar Allue, drejtoresha e Policisë Kombëtare të Spanjës, të martën deklaroi se policia mund të persekutojë njerëzit për postimin e mesazheve “të dënueshme” si kjo.

“Profesionistët tanë vazhdojnë të ndjekin kriminelët, përfshirë ata që kryejnë krime të urrejtjes, që është diçka e ngjashme që mund të konsiderohet”, tha ajo në një konferencë për media, duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me këto lloj mesazhesh.

Në krye të detyrës në ndërrime shkatërruese në kushte të tmerrshme, profesionistët e shëndetësisë duhet të merren me shqetësime shtesë për të mos infektuar të tjerët. Qeveria spanjolle rekomandon të gjithë punonjësit e shëndetësisë të bëjnë dush dhe të dezinfektojnë gjërat e tyre sapo të kthehen në shtëpi.

Spanja ka përqindjen më të lartë të stafit mjekësor të infektuar në botë. Nga 172.541 persona të konfirmuar me virus në Spanjë, 26.672 janë punonjës të kujdesit shëndetësor, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria spanjolle të martën.

Me më shumë se 18.000 vdekje në mesin e një popullsie prej 47 milionë banorë, Spanja ka nivelin më të lartë të vdekjeve për kokë banori në botë nga COVID-19. Deri më tani, 23 mjekë kanë vdekur.

Hotelet në të gjithë Spanjën janë hapur për t’u dhënë profesionistëve të kujdesit shëndetësor mundësinë që të jetojnë jashtë shtëpive të tyre gjatë krizës për të eliminuar rrezikun e infektimit të familjeve të tyre ose ata me të cilët jetojnë. Për disa, kjo përfshinë marrjen e vendimit të vështirë për t’u ndarë plotësisht nga anëtarët e familjes si dhe fëmijët e vegjël.

Megjithatë, sindikatat e punonjësve të mjekësisë thonë se kjo është një zgjedhje individuale dhe stafi shëndetësor nuk duhet të detyrohet për një vendim të tillë.

Duke folur për gazetën spanjolle “Vozpopuli”, sindikata e infermiereve SATSE tha se e kupton shqetësimin e anëtarëve të komunitetit, por thotë se vendimi i tyre për t’u kthyer në shtëpi nuk ngacmon fqinjët e tyre.

“Profesionistët e shëndetësisë jashtëzakonisht janë të shqetësuar për mosinfektimin e njerëzve përreth tyre. Kjo është arsyeja pse ne kemi thënë që nga dita e parë se të gjithë punëtorët duhet të kenë pajisjet e nevojshme mbrojtëse”, tha sindikata.

Monllor, i cili jeton vetëm, nuk është i vetmi punëtor profesional që është përballur me diskriminimin gjatë krizës së COVID-19. Në Indi, një video tregon se si punonjësit e kujdesit shëndetësor sulmohen me gurë. Filipinet gjithashtu dëshmuan sulme të dhunshme ndërsa Manila miratoi një ligj që përjashton diskriminimin kundër profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

Në Meksikë, Conapred, një shoqatë për parandalimin e diskriminimit tha se kishte parë një mori ankesash nga profesionistët e kujdesit shëndetësor duke u mohuar shërbimet dhe duke u përballur me sulme fizike dhe verbale. Në Spanjë, një shënim i ngjashëm u përpoq të tregonte një arkëtari të një supermarketi për të gjetur një vend tjetër për të jetuar. Madje dhe Monllor beson se shënimi që mori është një përjashtim i dukshëm i solidaritetit që ka ndjerë që nga fillimi i krizës.

“Kjo është një pikë e zezë brenda shoqërisë spanjolle. Ky koment dallohet sepse është kaq i çuditshëm”, shkroi ai në Twitter.

Pasi zbulimit të shënimit javën e kaluar, pati një valë solidariteti. Një peticion në “change.org” për të mbështetur mjekun ka marrë gati 9.000 nënshkrime. Kryetari i Bashkisë së qytetit vizitoi Monllor në spitalin e tij me një letër duke kërkuar falje në “emrin e tërë komunitetit”.

Po ashu brenda bllokut të tij të apartamenteve, një fqinj tjetër lëshoi një tjetër shënim anonim. Në të shkruan: “Këtu jeton një hero”. COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës është përhapur në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Deri më tani në mbarë botën janë regjistruar mbi 2 milionë raste me COVID-19, me 126.755 vdekje dhe 484.597 të shëruar.

Spanja është një nga vendet më të prekura në botë nga COVID-19, duke regjistruar më shumë se 18.200 vdekje dhe mbi 174.000 raste me COVID-19./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA