Shpeshherë ushtritë e vendeve të ndryshme lyejnë avionët e tyre me ngjyra të specializuara në kujtim të përvjetoreve apo rasteve të tejra të veçanta.

Marina Mbretërore Kanadeze ka vendosur që diçka të tillë ta bëjë së fundmi me anijet. Figata e saj HMCS Regina kohët e fundit mori pjesë në disa manovra me një veshje boje blu, të zezë e gri, e njohur ndryshe si skema e ‘hutimit’, një kamuflazh që është shfaqur fillimisht në Luftën I Botërore.

Por Regina-s i është bashkuar gjithashtu dhe HMCS Calgary, një tjetër frigatë e kategorisë Halifax së bashku me mjetin e mbrojtjes bregdetare HMCS Brandon dhe dy barka patrullimi që kanë aplikuar ngjyra të ngjashme në trupin e tyre. Veshja e kamuflazhit të Regina raportohet se i ka kushtuar 1000 litra bojë marinës kanadeze, edhe pse ngjyrat do të mbahen vetëm deri në fund të këtij viti.

Ngjyra të tilla marina u ka dhënë anijeve në kujtim të 75-vjetorit të Betejës së Atlantikut, kur Forcat Aleate thyen bllokadën detare të Gjermanisë gjatë Luftës II Botërore për të siguruar rrugën e rëndësishme të furnizimit nga Amerika drejt Evropës. Beteja mbaroi zyrtarisht me disfatën e Gjermanisë naziste në maj 1945.

Por megjithë natyrën përkujtimore, kamuflazhi i mjeteve detare daton prej Luftës I Botërore, kur raportohet se është shpikur nga artisti britanik Norman Wilkinson, i cili nisi idenë e motiveve këndore të vizatuara në anët e anijeve, si ato që Regina e Moncton mbajnë sot.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA